Vriten tre vetë në Gjermani
Policia gjermane thotë se tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një akt dhune në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Montabaur.
Policia në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz të enjten tha se tre persona kishin vdekur në atë që u përshkrua si një “akt i dhunshëm”, shkruan Deutsche Welle.
Shërbimet e urgjencës zbuluan autorin e dyshuar të plagosur rëndë pasi ata hynë në ndërtesën në qytetin e Montabaur, tha një zëdhënës i policisë.