Vriten tetë persona në Donetsk nga bombardimet ukrainase
Tetë persona u vranë në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetskut në Ukrainën lindore nga bombardimet ukrainase, tha të dielën Alexei Kulemzin, kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia, raporton Reuters.
Sipas Kulemzin, forcat ukrainase bombarduan një zonë të frekuentuar ku ndodhen dyqanet dhe një treg.
Nuk janë dhënë informacione shtesë.