Vriten 19 ushtarë rusë në Donjeck, sipas zyrtarëve ukrainas
Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të enjten nga një sulm raketor ukrainas në rajonin ukrainas, Donjeck, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas.
Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse.