Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy punonjësit që ndihmuan pronarin

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy punonjësit që ndihmuan pronarin

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit “Greccia” në Dhërmi Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Ata eliminuan sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur ,vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe  masën e sigurisë arrest në burg.

Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.