“Vrapo Babadimër”, Rama: Të gjithë bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha

“Vrapo Babadimër”, Rama: Të gjithë bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kur të gjithë bëhen bashkë mund të bëhen gjëra të mëdha. Sipas tij, kjo u dëshmua sot me pjesëmarrjen masive të mbi 3500 qytetarëve në “Vrapo Babadimër”.

“Sot mbushëm rrugët e kryeqytetit për kauzë të madhe, atë të ndihmës për fëmijë, të cilët po trajtohen në Klinikën e Hematologjisë Pediatrike në QKUK, e që ne përmes fondit të mbledhur nga të gjithë ne, janë siguruar shtretër për nënat që kujdesen për këta fëmijë në spital dhe po ashtu kemi siguruar pako ushqimore për 250 familje në nevojë.  Falënderim i madh për Jusuf Islamin, organizatorin e gjithë ngjarjes, i cili na bënë bashkë çdo vit për kauza të fisme e shumë të rëndësishme”, ka thënë Rama.