Votohet ligji për bastoret sportive në Shqipëri
Maxhoranca kaloi ligjin e basteve sportive mes bilbilave të deputetëve të Berishës e Bardhit.
Ligji për hapjen e basteve sportive kaloi me 72 vota pro dhe 2 abstenim.
Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.
Në seancën e kaluar, PS tërhoqi ligjin e basteve nga rendi i ditës për shkak se ishte një ligj që kërkonte diskutim. Por ditën e sotme, ligji sërish u miratua pas diskutime për shkak të skenarit të opozitës për të bllokuar punimet e Kuvendit.
Ndryshe nga herët e tjera, deputetët e përjashtuar nga seanca ditën e sotme nuk u paraqitën në kuvend.
Të përjashtuar janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Petrit Doda dhe Edi Paloka.