
Vonë ju ka dalë gjumi. Jemi në vitin 2025. Koha e “pushkës me qitë” ka përfunduar moti!
Zafir Berisha, kandidat për deputet i AAK-së
Albini po vazhdon me folklor patriotik për me i mbulu dështimet ku e ka futur Kosovën, me arsim të rrënuar, ekonomi që nuk prodhon, shëndetësi që s’funksionon dhe ikje masive të të rinjve.
As Dervish Shaqa e Agustin Uka me u ringjall, le më Edona Llalloshi, nuk i shpëton me këng dot dështimet e Albinit dhe suitës së tij, në bërjen e shtetit.
Patriotizmi nuk bëhet me skena e me këngë në tubime elektorale, por me rezultate konkrete për qytetarët.
Kosova nuk ndërtohet me zhurmë, por me dije, punë dhe përgjegjësi.
Kosova kërkon vizion, arsim cilësor, ekonomi funksionale, shëndetësi të avancuar dhe industri që krijon vende pune, jo justifikime dhe teatër politik.
Nëse na besoni më 28 dhjetor, ashtu siç e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën, do të jemi gjithmonë KRAH TEJE!
#16zafa
#voto129
#129krahtejekosovë
