
Volejboll, Kosova merr pjesë në Asamblenë e 27-të të BVA-së
Federata e Volejbollit e Kosovës po merr pjesë në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Ballkanik të Volejbollit (BVA), e cila po mbahet më 24 dhe 25 janar 2026 në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 10 shtete të Ballkanit.
Kosova po përfaqësohet nga:
🔹 Bahri Gjinovci, President i FVK-së
🔹 Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm
🔹 Valon Xhafaj, Nënkryetar
Gjatë punimeve të asamblesë po diskutohen tema të shumta me rëndësi për zhvillimin e volejbollit në rajonin e Ballkanit, si dhe po përcaktohen vendet nikoqire të 10 garave ballkanike në volejboll për vitin 2026.
Në punimet e kësaj asambleje është i pranishëm edhe Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), z. Roko Sikirić.
Kosova ka aplikuar dhe është aprovuar për organizimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të mbahet nga 21–25 korrik 2026.
Po ashtu, Kosova do të marrë pjesë me përfaqësuese në Kampionatet Ballkanike U17M dhe U18M, si dhe në garat e beach volley për kategoritë U18, U20, U22 dhe seniorë.
Datat e sakta dhe shtetet pjesëmarrëse për këto gara do të publikohen gjatë muajit shkurt.
Në punimet e kësaj asambleje, u vendos që kryetar i ardhshëm i BVA të jetë Georgios Karampetsos (Greqi), kurse vitin e ardhshëm Asambleja e 28-të e BVA do të mbahet në Greqi.
