Vojvoda vazhdon me Torinon, nënshkruan me italianët deri në vitin 2025
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka vazhduar kontratën me ekipin nga Serie A, Torino.
Lajmin e ka konfirmar faqja zyrtare e klubit italian përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline
Vojvoda ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi.
28-vjeçari te Torino ishte transferuar gjatë muajit shtator të vitit 2020 për 4 milionë euro, duke përfshi të gjitha bonuset.
Gjatë këtij sezoni, Vojvoda ka zhvilluar 14 ndeshje në Serie A dhe është një nga futbollistët kyç të Torinos, duke luajtur në tre pozicione të ndryshme.