Vogel: Dialogu Kosovë-Serbi në gjendje të keqe, takimi mes Kurtit e Vuçiqit thjesht performancë

Vogel: Dialogu Kosovë-Serbi në gjendje të keqe, takimi mes Kurtit e Vuçiqit thjesht performancë

Hulumtuesi i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, Toby Vogel,  thotë se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nën kujdesin e BE-së ka qenë në gjendje të keqe për një kohë të gjatë, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara.

“Kështu që takimi i nesërm i dialogut është një ushtrim për të ndërtuar trashëgimi për të lejuar Borrell dhe Lajcak të deklarojnë se procesi vazhdon dhe po jepet”, shtoi ai.

“Në këmbim, Vuçiq dhe Kurti do të marrin fletëpalosje të Planit të Rritjes dhe lavdërime nga BE. Të gjitha thjesht performuese”, u shpreh tutje Vogel në një postim në X.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë të mërkurë do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në Bruksel, ata do të priten nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.