HomeAktualeVjosa Osmani për Dua Lipën: Ka vendosur Kosovën në hartë dhe ka...

Vjosa Osmani për Dua Lipën: Ka vendosur Kosovën në hartë dhe ka bërë botën të dashurohet me të

spot_img

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka vlerësuar kontributin e këngëtares Dua Lipa në promovimin e vendit përmes muzikës dhe organizimit të Sunny Hill Festival.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se Dua Lipa ka bërë më shumë sesa ta vendosë Kosovën në hartën botërore, duke bërë që njerëz nga e gjithë bota të lidhen me vendin përmes festivalit dhe muzikës së saj.

“Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë bëjnë që bota të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”, ka shkruar Osmani.

Screenshot/FaceBook

Ajo ka theksuar se përmes Sunny Hill Festival, Dua Lipa ka sjellë vizitorë nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë dhe i ka dhënë Kosovës një skenë të veçantë ndërkombëtare.

“Përmes muzikës së saj, zërit të saj dhe dashurisë së palëkundur për vendlindjen, ajo mbart shpirtin e Kosovës te miliona njerëz në mbarë botën”, është shprehur presidentja.

Osmani ka falënderuar Dua Lipën për ndikimin që ka pasur te të rinjtë dhe për mënyrën se si ka ndihmuar në krijimin e një imazhi pozitiv për Kosovën.

“Ke treguar se Kosova nuk është vetëm një vend në hartë. Është një vend me zemër, zë dhe ëndërr”, ka shkruar Vjosa Osmani, duke shoqëruar mesazhin me flamurin e Kosovës dhe fotografi nga Sunny Hill Festival. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Prokuroria e Pejës deklarohet për rastin e gruas që u godit për vdekje nga treni

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e së hënës Pejën. Një grua e ka humbur...

Juventusi zyrtarizon rikthimin e Kolo Muanit

Juventusi ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit francez Randal Kolo Muani, i cili do të...

Ditë e nxehtë: Temperaturat arrijnë në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...

Mëngjes i qetë në pikat kufitare të Kosovës

Mëngjesi i së hënës i ka gjetur të qeta pikëkalimet kufitare të Kosovës. Bazuar në...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...