Vjedhje e rëndë në Mitrovicë
Një grua në Mitrovicë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj.
Ajo ka deklaruar se aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, 4 armë zjarri dhe një DVR të kamerave të sigurisë.
“VJEDHJE E RËNDË-Mitrovicë 26-27.01.2024 / 19:00 – 10:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur; para të gatshme, stoli ari, katër (4) armë zjarri dhe një DVR të kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar.”