Vizita e sekretarit Blinken në Tiranë/ Rama: Vlerë e veçantë për Shqipërinë

Vizita e sekretarit Blinken në Tiranë/ Rama: Vlerë e veçantë për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ardhja e një Sekretari të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë.

“E teksa përgatitemi për t’i uruar mirëseardhjen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Rama.