HomeAktualeVitia nënshkruan vendimin për 313 vende të reja për specializim në mjekësi

Vitia nënshkruan vendimin për 313 vende të reja për specializim në mjekësi

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende, duke bërë me dije se ky është konkursi i katërt për specializim brenda më pak se katër vjetësh.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vitia ka bërë të ditur se prioritet në këtë konkurs u është dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale.

Ai ka theksuar se, për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare.
Risi e këtij konkursi, sipas Vitisë, është poentimi përmes sistemit digjital, ku kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike, ndërsa sistemi do t’i përllogarisë pikët në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta.

Ministri Vitia ka njoftuar gjithashtu se së shpejti do të shpallet edhe një konkurs i ri për shkollim specialistik, i cili do të jetë në funksion të nevojave të institucioneve shëndetësore private. “Më shumë mundësi për mjekët tanë, më shumë transparencë në proces!”, ka shkruar Vitia.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...