“Viti i ri shkollor do të nisë me telashe, në shtator i diskutojmë veprimet sindikale”

“Viti i ri shkollor do të nisë me telashe, në shtator i diskutojmë veprimet sindikale”

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, ka paralajmëruar se viti i ri shkollor do të nisë me telashe për shkak të furnizimit me tekste shkollore.

Ai thotë se mbështesin fillimin e vitit të ri shkollor, por në shtator do të mblidhen për të vendosur në lidhje me kërkesat e tyre, për të cilat qeveria nuk u ka kthyer përgjigje që nga maji i këtij viti kur ato u bën publike, teksa nuk përjashtoi veprimet sindikale.

“Ne kemi alarmuar me kohë dhe kemi thënë se duke bashkëbiseduar me punëtorët e arsimit, me anëtarët e SBAShK-ut, ka pakënaqësi të madhe kërkesat u bën publike edhe më 1 maj, kërkesa këto të cilat Qeveria nuk i ka analizuar dhe nuk kem ndonjë përgjigje pozitive nga ta”.

“Sa i takon SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë, besoj kam frikë me telashe për shkak të teksteve, pastaj ne gjatë shtatorit do ta kemi takimin e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe ata janë përfaqësues, po them të gjithë të punësuar në arsim që nga çerdhet deri në universitet dhe ata do të sjellin mendimet e bazës të anëtarësisë dhe cilitdo qoftë vendimi i Këshillit Drejtues ne si staf, si Kryesi e SBASHK-ut do ta respektojmë”, tha Jasharaj për Zërin.

Ai kritikoi ministrinë e Arsimit për mënyrën e shpërndarjes së librave, ku sipas tij pas vështirësive që u panë vitin e kaluar, MAShTI vendosi ta përsëritë mënyrën e njëjtë të shpërndarjes së teksteve shkollore, ndërsa tha se mënyra më e mirë e shpërndarjes së teksteve, është ajo e viteve të kaluara.