
Viti 2024 në Kosovë me temperaturat më ekstreme të dekadës
Viti 2024 ka qenë më i nxehti në dekadën e fundit në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Agjencia e Statistikave të Kosovës grumbullon të dhënat për motin në Kosovë që nga viti 2013.
Që prej atëherë, asnjë vit s’ka qenë më i nxehtë sesa 2024-ta, kur merren parasysh temperaturat maksimale në Prishtinë.
Temperaturat maksimale të regjistruara në Prishtinë kanë thyer rekorde, duke e bërë këtë vitin më ekstrem për sa i përket kushteve klimatike, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në çdo muaj të vitit 2024 janë regjistruar temperatura maksimale më të larta se vitet e mëparshme.
Ky trend tregon rritjen e vazhdueshme të temperaturave, duke përforcuar shqetësimet për ndryshimet klimatike.
https://www.evropaelire.org/a/kosova-viti-fundit-me-temperaturat-ekstreme-dekade/33354968.html