Viti 2023 është viti rekord i mbështetjes financiare, rekord i numrit të përfituesve, rekord i sipërfaqeve me të mbjella!
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar sot se viti 2023 është viti rekord i mbështetjes financiare, rekord i numrit të përfituesve,
rekord i sipërfaqeve me të mbjella!
“85,468,659.63 euro subvencione dhe grante 31,024 përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione, mbi 61 milionë euro! 491 projekte të miratuara në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante, mbi 24 milionë! 97% realizueshmëria e buxhetit!”, ka theksuar ai.
Thotë se ishin 26,4 milionë euro nga partneritetet ndërkombëtare, përfshirë këtu investime në agroturizëm, ekoturizëm dhe turizëm malor, investime në sistem të ujitjes dhe akreditim të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë me standard IPARD.
“63% rritja e siperfaqeve me të mbjella. Monitorim rigoroz i të mbjellave; në 7 komuna, kontrolli 100%. 100 mijë hektarë me drithëra, 66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër. 35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera. 29% rritja e eksportit të produkteve bujqesore”, ka bërë me dije ai.
142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.
“Avancim i legjislacionit; ka hyrë në fuqi Ligji për Pyje dhe Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Gjenden në lexim të dytë Projektligji për verërat dhe Projektligji për Organizimin e Tregut të Produkteve Bujqësore; Programi pesëvjeçar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027! Është aprovuar Plani i Veprimit për Bujqësi Organike të Republikës së Kosovës (NOAP) 2023–2026 – 12.04.2023; Është aprovuar Plani Strategjik i Sistemit Këshillues të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027; Është hartuar dhe aprovuar Raporti vjetor i monitorimit te Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028; Është hartuar dhe aprovuar Raporti vjetor i monitorimit te Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030”, ka theksuar Peci.
Sipas tij, me përkrahjen e GIZ-it, është përfunduar Pilot Projekti për Invetarizimin e Peshkut në Lumin Drini i Bardhe.
“Kam nënshkruar 11 akte nënligjore të cilat rregullojnë në detaje cështjet si kërkesat teknike që lidhen me materialin fidanor, kafshët shoqëruese, ekzaminimit të varietetit, për cilësinë e mjaltit, për kompenzimin e kafshëve të asgjësuara nga sëmundjet infektive, për shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drunore, zbatimin e rregullave shëndetsore për nënprodukte shtazore dhe produkte të derivuara që nuk janë të destinuara për konsum nga njeriu. 357,025 fidane në një sipërfaqe prej 142.8 hektarë, kurse për 51% ka rënë numri i prerjeve ilegale”.
“127 vizita tek fermerët apo cdo e treta dite ne teren. AUV-ja është trupa e vetme inspektuese në Republikën e Kosovës e cila ka digjitalizuar metodën e inspektimeve. Përvec efikasitetit, kjo rrit edhe transparencën duke i organizuar shërbimet e inspektoratit me drejtoritë brenda AUV-së. Ka përfunduar me sukses plani ideor për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke mbushur edhe kushtin e nevojshëm për akreditim të AZHB-së e që është objekti në pronë të shtetit. Kemi identifikuar asetet shtetërore në pronësi të MBPZHR-së, si dhe kemi denoncuar tek organet e rendit dhe drejtësisë uzurpimet dhe ndërtimet pa-leje po në prona të Ministrisë”, ka thënë ministri në konferencën e fundvitit me gazetarë.