HomeAktualeV*itet një grua në Vitomiricë të Pejës, policia: Autori dyshohet të jetë...

V*itet një grua në Vitomiricë të Pejës, policia: Autori dyshohet të jetë kunati i saj

spot_img

Një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërsa Policia e Kosovës po heton rastin si vrasje të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në këtë fshat.

Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar. Po ashtu, ishte arrestuar dhe intervistuar bashkëshorti i saj, i cili ishte ndaluar për 48 orë.

Pas intervistimit, viktima, me vullnetin e saj, ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë.

Megjithatë, rreth orës 21:10, Policia është njoftuar se e njëjta grua ishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se për vrasjen është i dyshuar një person, i cili dyshohet të jetë kunati i viktimës dhe aktualisht ndodhet në arrati.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati”.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të lokalizuar e arrestuar personin e dyshuar që ndodhet në arrati./Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...