“Vit i ri, rrugë e re, qeveri e re”

“Vit i ri, rrugë e re, qeveri e re”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur takimin e përvitshëm me mërgimtarët, në Selinë Qendrore të kësaj partie.

Abdixhiku tha se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është tani e hapur për secilin bashkatdhetarë që frymon djathtë.

“Puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë! Prandaj dhe këtë vit, takimi ynë ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës”, tha Abdixhiku.

“Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së i falënderoi bashkatdhetarët për pjesëmarrje.

“Le të bëhemi bashkë! Le të ringritemi si një!”, tha ai.