
Vetura me targa gjermane “UÇK H THAÇI”, sot rrugëve të Drenicës
Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
Në mesin e mijëra pjesëmarrësve në varrimin e Haxhi Thaçit ishte edhe një mërgimtar nga Gjermania, i cili u nis për në Burojë me veturë.
Ajo çka ra në sy ishin targat e veturës së mërgimtarit nga Gjermania, të cilat ishin dedikim për ish-presidentin.
“UÇK H THAÇI”, shkruhej në targat e veturës, transmeton Klankosova.tv.
Thaçi nuk ka marrë pjesë në varrimin e babait të tij, pasi kërkesën nuk ia ka aprovuar Gjykata Speciale.