HomeAktualeVeteranët e UÇK-së reagojnë pas ngjarjeve të fundit: “Policia të mos bëhet...

Veteranët e UÇK-së reagojnë pas ngjarjeve të fundit: “Policia të mos bëhet instrument politik”

spot_img

Sot në Skenderaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti një takim urgjent “për të shqyrtuar ngjarjet e fundit dhe përkeqësimin e klimës së sigurisë pas veprimit absurd që të angazhohen njësitë speciale për një zënkë të zakonshme e pa pasoja të rënda”.

“Të jemi të qartë. Strukturat e sigurisë së Republikës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës. Me këtë rast u drejtohemi pjesëtarëve të Policisë të mos harrojnë se mandati i tyre buron nga Kushtetuta dhe ligjet, e jo nga urdhrat qeveritare në dobi të zbatimit të skenareve të porositura nga Albini Kurti dhe banda e tij”.

“Nëse uniforma e Kosovës kthehet në instrument për të vendosur tiraninë e regjimit, atëherë përpos urdhërdhënësve, përgjegjësia bëhet edhe personale”.

“Në mbrojtje të lirisë, demokracisë e rendit kushtetues, me çdo mjet do të pengojmë secilin individ apo organizim politik që tenton të vendos diktaturën. Diktatura mori fund në qershor të vitit 1999. Kushdo që tenton ta vëjë këtë realitet në provë, le të urdhërojë. Këtu jemi. Të gatshëm gjithmonë të sakrifikohemi në mbrojtje të lirisë dhe shtetit që ka në themele mundin e luftëtarëve e gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...