
Vetëm 12 ditë fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar afatet kohore të aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se fushata zgjedhore për subjektet politike do të jetë vetëm 12 ditë, nga 17 dhjetori, deri më 28 dhjetor.
Ndërkaq, periudha për certifikimin e partive politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më 30 nëntor dhe ky proces është ndryshe nga proceset e tjera, është i ndarë në dy faza.
