
Vërshimet, Komuna e Junikut shpall gjendje të jashtëzakonshme
Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe është formuar shtabi emergjent.
“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, ka njoftuar Komuna e Junikut.
