HomeAktualeVerdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve...

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës

spot_img

Analisti Endri Tafani, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur rreth aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dhe ndikimin e tij te ndërkombëtarët.

Sipas tij, në qeveritë që gjithmonë kanë përkrahur Kosovën, ky vendim nuk do të ketë ndonjë impakt, të paktën për momentin, transmeton Klankosova.tv.

“Në qoftë se nga ana e asaj propagandës që do bëjë Serbia, fjalimi i Vuçiqit në Asamblenë e Përgjithshme, plus mbështetja që ka për të marrë nga Rusia, plus mbështetja që ka për të marrë nga të gjitha ato vende, aksit të Rusisë, plus një numër i mirë i vendeve që akoma nuk e njohin shtetin e Kosovës, plus forcat e djathta në Kosovë si puna e AfD-së e cila nuk është dashamirëse ndaj Kosovës, bile një nga deputetët e saj ka bërë kërkesë për heqjen e njohjes së Kosovës në Parlamentin gjerman para sa vitesh, dhe situata me Le Pen në Francë, e gjithë kjo nuk të jep garanci në planin afatgjatë në kuptimin që gjërat të qëndrojnë siç janë për momentin”, tha Tafani.

Se sa pasoja politike mund të ketë vendi në të ardhmen në qoftë se ndërkombëtarët ndikohen nga aktgjykimi i Hagës, analisti tha se e para dhe më e frikshmja është tërheqja e njohjeve.

“Tërheqjet nga vendet e mëdha janë problematikë në vete sepse vihet në pikëpyetje i gjithë shteti i Kosovës më pas”, tha ai në Klan Kosova.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...