HomeAktualeVendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Frashër të Mitrovicës

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Frashër të Mitrovicës

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se në këtë park industrial do të mund të vendosen bizneset e ndryshme nga Mitrovica dhe mbarë Kosova, por edhe investitorë të huaj, ashtu që të rritet prodhimtaria e të shtohet punësimi.

Teksa ftoi edhe bizneset nga mërgata që të investojnë, ai tha se sa më shumë që bizneset prodhojnë, aq më shumë krijohen kushtet për rritje të eksporteve dhe për zëvendësim të importeve, për përmirësim të bilancit tregtar dhe për përparim të gjithëmbarshëm socio-ekonomik.

Vlera e investimit është afër një milion euro, ndërsa punimet për ndërtimin e Parkut Industrial parashihet të zgjasin 150 ditë.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...