
Vendos një gol, Real Madrid mund Alaves, “skuqet” Mbappe
Real Madrid ia del që të marrë 3 pikë në transfertë e Alaves, falë një suksesi minimal 0-1, në një fushë mjaft të vështirë.
Fillimi i sfidës ishte mjaft interesant, me të dyja ekipet që luajtën futboll të hapur. Pas më shumë se gjysmë ore lojë, një e majtë e Camavingës gjen të papërgatitur portierin kundërshtar, me Los Blancos që kalojnë në festë.
Ndeshja u komplikua në maksimum për Realin në fundin e pjesës së parë, pasi mbetën me një lojtar më pak. Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.