Vendimtar në fitoren e Llapit, Januzi merr çmimin “Ylli i Javës”

Vendimtar në fitoren e Llapit, Januzi merr çmimin “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 34-t në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje:

Skender Kapra,Vllaznim Visoka dhe Berat Berisha.

Ky komision ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 34-t t’ jepet sulmuesit veteran të llapjnëve i cili në ndeshjen e djeshme kundër Malishevës, me golin e tij ia siguroi 3 pikë ekipit të tij që e mbajnë ende ne shpresa për titull.

Pasi mori këtë çmim Januzi u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh se jemi në garë për titull. Lufta jonë kundër Malishevës ishte sfiduese, por fitorja e arritur dje ka qenë një hap i madh përpara. Në çdo ndeshje, fitimi i pikëve është i rëndësishëm dhe golat e shënuar na kanë dhënë emocione të mëdha. Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerit është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, tha Januzi për faqen zyrtare të FFK-së.