
Vendimet e Komisionit të Garave
Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe SuperligësU21, në mbledhjen e mbajtur më 26.12.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së mbetur të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës në futboll Drita-Prishtina, për edicionin 2025/2026. Pas shqyrtimit të plotë të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, Komisioni mori këto:
V E N D I M E
– Regjistrohet ndeshja e zhvilluar e mbetur e xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës në futboll Drita-Prishtina për edicionin 2025/2026, me rezultatin e arritur në fushë.
– Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave, pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe të mediave, nuk gjeti prova për Inicime disiplinore
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë të ushtrojë ankesë drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë –Komisionit për Ankesa, në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës, nga data e sjelljes së këtij vendimi, datë 26.12.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 26.12.2025
