Vdes një preson në një aksident në Shtupeq të Pejës, lëndohet një tjetër

Vdes një preson në një aksident në Shtupeq të Pejës, lëndohet një tjetër

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Shtupeq të Pejës, kurse një tjetër është lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Kemi pranuar informatën rreth orës se 15:30 në fshatin Shtupeq dy persona që kanë qenë me një motoçikletë kanë dalë jashtë rrugës. Njëri nga ta ka vdekur, kurse tjetri është lënduar por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë bashkë me prokurorin.