
Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar mbrëmë se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndrruar jetën i paraburgosuri me inicialet L.S.
Pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.
Ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, kanë zhvilluar procedurat e nevojshme.
Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë.
