
Vdes këngëtari shqiptar, Shemi nga grupi “Ilirët”
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se është lajm i trishtë ndarja nga jeta e këngëtarit tonë të njohur, Shemsi Krasniqi – Shemi.
“Si vokalist i grupit “Ilirët”, ai u shndërrua në një zë të identitetit muzikor shqiptar dhe pjesë e pandashme e kujtesës sonë kolektive”.
“La pas një krijimtari të pasur dhe trashëgimi që do të jetojë gjatë. “Xhamadani vija-vija” nën interpretimin e tij, u bë hit i gjithë shqiptarëve dhe mbetet edhe sot simbol i bashkimit dhe identitetit tonë. Shemi ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe i dashur për publikun. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Shemit”, ka shkruar në Facebook ministri Çeku.
