Vdes Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës
Në orët e paradites së sotme, në Florida ka vdekur Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës.
Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.
Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime shumë kosovarë.
Në mesin e tyre edhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit.
Edhe shefi i Marrëdhënieve me Qeverinë Prishtinë/Tiranë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur – ICMP, Luigj Ndou, ka shkruar për vdekjen e tij.