Vdes Izair Samiu, komandant Baci i UÇK-së
Sot u nda nga jeta, Izair Samiu nga Shemshova e Tetovës, një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së Në Kosovë dhe më pas Maqedoni.
Lajmi u bë i ditur nga familjarë dhe bashkëluftarë të tij.
Ai ishte i njohur si komandant Baci. Fillimisht pjesëmarrës në betejen e Koshares bashkë me vëllaun e tij Komandant ZOGUN. Më pas nisën organizimin dhe udhëhoqën edhe luftën e UÇK-së në Malësinë e Tetovës. Komandant Baci ishte një nga luftëtarët e dalluar të betejës në rajonin e Tetovës gjatë luftës së 2001.
“Izair Samiu, luftëtar trim dhe guximtar i pashoq, nga ditët e para në luftën e lavdishme të UÇK-së. Njeriu, i cili asnjëherë nuk u pajtua me sistemin sllavomaqedon. I përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e patriotike të Izair Samiut – Komandant Baci. Ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Daim Iseni nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.