Vdes ish-senatori Joe Liberman, mbështetës i madh i Kosovës

Vdes ish-senatori Joe Liberman, mbështetës i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare ish-senatori Joseph Liberman.

Ai vdiq të mërkurën pasdite në New York.

Liberman raportohet se kishte pësuar komplikime pas një rrëzimi, tha familja e tij në deklaratë.

“Dashuria e Senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij të shërbimit në interes të publikut,” u deklaruan nga familja.

Ish-senatori ishte mbështetës i fuqishëm i Kosovës.

Në vitin 1998, senatori Lieberman ishte një avokat i zëshëm i ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së për të ndaluar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ai iu bashkua senatorit John McCain në sponsorizimin e një rezolute që autorizonte përdorimin e forcës kundër diktatorit serb Slobodan Millosheviq, e cila u ndërmor me sukses nga ushtritë e SHBA-së dhe NATO-s.

Më 29 mars 2007, senatori prezantoi rezolutë me të cilën kërkohej që Shtetet e Bashkuara të mbështesin pavarësinë e Kosovës ku thuhej:

“Nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë që mbështet propozimin e Ahtisaarit në kohën e duhur, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera në unison duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”.