Vdes inxhinieri që projektoi digën e Ujmanit
Ka vdekur të dielën Avdi Gjonbalaj, inxhinieri i cili projektoi digën e Ujmanit.
Gjobalaj është ish-zyrtari i Lartë i Organit Krahinor për Hidroekonomi dhe njihet si njeriu që projektoi digën e Ujmanit dhe sistemin ‘Ibër-Lepenc’.
Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij në rrjetin social Facebook.
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali shkroi se “sot [të dielën] ndërroi jetë një nga figurat më të jashtëzakonshme” të lëmisë së ujërave në Kosovë.
“Të gjithë e njohin atë si emri ku lidhet liqeni i Ujmanit dhe sistemi ‘Ibër-Lepenc’. Avdi Gjonbalaj do të kujtohet pambarimisht për veprën e madhe në të cilën mori pjesë, drejtoi dhe mbrojti gjithë jetën”, tha ajo.