Vdes gjinekologu i njohur kosovar
Ka vdekur Ahmet Goçaj, specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër, njofton Oda e Mjekëve të Kosovës. Ai për vite me radhë ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër.
Dr. Goçaj studimet e përgjithshme i përfundoi në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1997.
Ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2005.
Dr. Ahmet Goçaj u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij.