Vdes babai pas konfliktit mes familjarëve në Shtime, paraburgoset djali

Vdes babai pas konfliktit mes familjarëve në Shtime, paraburgoset djali

Një konflikt mes anëtarëve të një familje në Shtime kishte ndodhur para disa javësh.

Si pasojë djali dhe babai janë rrahur mes vete, ku ky i fundit ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë lëndimeve.

Ai vdiq të shtunën dhe trupi i pajetë tij u dërgua për obduksion në IML.

I dyshuari (djali) u arrestua dhe u dërgua në ndalim për 48 orë, derisa ndaj tij u caktua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore e Ferizajt.

“Gjykata Themelore e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit lidhur me rastin”, tha Baftiu.