
Vdes babai i Hashim Thaçit
Ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Kjo u bë e ditur nga burimet e Klankosova.tv brenda QKUK-së.
Ai kishte qenë i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Së fundmi, atë e vizitoi edhe djali i tij ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili u lejua nga Haga për një gjë të tillë.