Vdes 18-vjeçari që u rrah brutalisht në Podujevë
Ka humbur jetën në QKUK, personi që u rrah brutalisht para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë.
Siç mëson Llapi.info, viktima është L.F., 18-vjeçar.
Sipas familjarëve, i njëjti ishte goditur me veturë, e më pas ishte sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar tashmë plagë vdekjeprurëse.
Ndërkaq, ditë më parë, Policia ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona.