Vdekja e babait të Thaçit, Krasniqi: Nuk u shua vetëm një njeri – por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar

Vdekja e babait të Thaçit, Krasniqi: Nuk u shua vetëm një njeri – por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi, duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe mbarë kombit shqiptar.

Krasniqi tha se lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit e ka pranuar me dhimbje të thellë.

Ai shton se “nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar”.

Postimi i Krasniqit:

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë.

Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë.

U prehtë në paqe!