
Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto krime nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar
Nga Prishtina në Nju Jork, zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara.
Në këtë ngjarje të organizuar nga Misionet e Përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit në OKB, Kosova dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt nuk është zgjedhje – është detyrim moral dhe ndërkombëtar.