
Varroset Papa Françesku
Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, tha Vatikani të shtunën.
“Riti i Varrimit të Papës Romak” filloi në orën 13:00 sipas kohës lokale, në një ceremoni të kryesuar nga Kardinali Kevin Farrell, i cili ishte ngarkuar me përgatitjet për funeralin e Françeskut dhe i cili së shpejti do të ndihmojë në organizimin e një konklavi për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ceremonia përfundoi në orën 13:30, shtoi Vatikani.
Mbi 250,000 besimtarë, figura fetare dhe politike u rreshtuan në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, të shtunën për t’i bërë homazhe të ndjerit Papa Françesku, i cili vdiq këtë javë në moshën 88 vjeç.
Shërbesa filloi në Bazilikën e Shën Pjetrit pak pas orës 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale, duke zgjatur pak më shumë se dy orë.
Kardinali Giovanni Battista Re, një nga figurat më të larta në Kishën Katolike, udhëhoqi ceremoninë e thjeshtuar, në një seri ritualesh e himnesh fetare, një predikim emocional dhe një lamtumirë të fundit për Papën, i cili ishte Papa i parë latino-amerikan.
Arkivoli modest i Françeskut u transportua më pas në papamobilin e bardhë mbi lumin Tiber për t’u varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore të Romës – një bazilikë e ndriçuar që ndodhet në majë të pikës më të lartë në kryeqytetin italian.