HomeAktualeValët e të nxehtit në Evropë, mbi 35 mijë persona humbin jetën

Valët e të nxehtit në Evropë, mbi 35 mijë persona humbin jetën

spot_img

Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit që kanë përfshirë Evropën kanë shkaktuar rreth 35 mijë vdekje shtesë, sipas të dhënave të publikuara për periudhën e fundit.

Vetëm në Gjermani, Spanjë dhe Francë, numri i vdekjeve shtesë ka kaluar 25 mijë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët paralajmërojnë se shifra mund të rritet edhe më tej pas përpunimit të të dhënave për muajin gusht.

Temperaturat ekstreme kanë prekur veçanërisht Evropën Perëndimore.

Në Francë u regjistrua dita me temperaturën mesatare kombëtare më të lartë ndonjëherë, ndërsa në Gjermani dhjetëra stacione meteorologjike regjistruan temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Edhe Spanja u përball me temperatura mbi 42°C.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.

Ndërkohë, Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar për ndikimin e mundshëm të fenomenit El Nino në klimën globale, i cili lidhet me ngrohjen e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor dhe mund të ndikojë në modelet e motit në shumë pjesë të botës.

Lajmet e Fundit

Berisha flet nga Rinasi para nisjes për në ShBA: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të premte nga Rinasi për...

Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin për Liri,...

PDK kërkon konstituimin e Kuvendit dhe rikthimin e rendit kushtetues

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni dhe...

Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...