HomeAktualeVala e të nxehtit kaplon edhe Shqipërinë

Vala e të nxehtit kaplon edhe Shqipërinë

spot_img

Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta.

“Ne presim që termometri të shënojë nga e hëna deri të enjten 36, do të ketë zona edhe 37 gradë. Megjithatë është një mot relativisht i nxehtë, lagështira është prezente, që bën që i nxehti të ndjehet më shumë”, thotë sinoptikanja Lajda Porja, raporton Tvklan.al.

Megjithatë, sipas sinoptikanëve, Shqipëria është ende në periferi të valës që ka përfshirë kontinentin, ndërsa temperaturat pritet të rriten më shumë gjatë fundjavës së ardhshme.

Disa zona parashikohet të jenë më të nxehta, si Qarku i Shkodrës, Berati, Elbasani, Gjirokastra, më pak Fieri, Tirana dhe Lushnja.

Megjithëse me temperatura të larta, gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Për shkak të efektit El Ninjo, sinoptikanët parashikojnë një verë me temperatura ekstreme, ku pritet të thyhen edhe rekordet e vitit 2023, i regjistruar si më i nxehti në histori

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...