Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit (HPV), virusit që lidhet me disa lloje të kancerit, përfshirë atë të qafës së mitrës.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) konfirmojnë se vaksinimi është duke u zbatuar në të gjitha komunat, megjithëse me sfida të theksuara në Rahovec. Ndërkohë, prindërit e fëmijëve po përballen me vendime të vështira për shkak të dezinformatave, dyshimeve dhe ndikimeve sociale, raporton Rel.