
Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje që të vaksinohen fëmijët para fillimit të vitit shkollor.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju bëjnë thirrje që të siguroheni që fëmijët tuaj të kenë marrë të gjitha vaksinat e parashikuara sipas Kalendarit të Rregullt të Vaksinimit, para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paraqitjes në çerdhe e kopshte”.
“Ju rikujtojmë se: Vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda e ngjitëse; Vaksinimi në kohë ndihmon në parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve në komunitet; Shëndeti i fëmijës suaj është mbrojtja më e mirë për të dhe për shoqërinë. Ju ftojmë që të vizitoni Qendrën tuaj më të afërt të Mjekësisë Familjare për të kryer vaksinimin para fillimit të vitit shkollor”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
