Uta Ibrahimi shkruan histori

Uta Ibrahimi shkruan histori

Me vendosmëri të hekurt, me një qëllim të qartë dhe zemër të mbushur me guxim, Uta Ibrahimi ka realizuar një ndër arritjet më të mëdha në botën e alpinizmit: përfundimin me sukses të ngjitjes në 14 majat më të larta të planetit, secila mbi 8000 metra.

Me këtë sukses të jashtëzakonshëm, Uta bëhet gruaja e parë shqiptare dhe personi i parë nga Kosova që e shënon këtë moment historik, duke u renditur në mesin e pak grave në botë që kanë arritur këtë qëllim.

Rrugëtimi i saj nuk ishte aspak i lehtë. Nga stuhitë e rrezikshme, ajri i hollë, terrenet ekstreme, deri te muajt e tërë larg familjes dhe vendit, Uta qëndroi e fortë. Ajo nuk u dorëzua, as kur ishte ftohtë, as kur ishte vetëm, as kur sfidat dukeshin të pakalueshme. Çdo majë e ngjiti me pasion, vizion dhe me flamurin e Kosovës gjithmonë me vete.

Komiteti Olimpik i Kosovës e përgëzon ngrohtësisht Utën për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe i uron shëndet e suksese të mëtejshme në çdo hap të jetës së saj.