HomeAktualeUshtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaza

Ushtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaza

spot_img

Në Gazë, një nga zonat më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme në botë, Kosova po hyn për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara.

Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të rinj të saj i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza, duke mbështetur përpjekjet për siguri në këtë territor.

Përmes një njoftimi në rrrjetin social “X”, Bordi i Paqes bëri të ditur se anëtarët më të rinj të kontingjentit do të angazhohen në fusha të ndryshme, përfshirë logjistikën dhe çështjet civile.

“FSK mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Pjesëmarrja e FSK-së në misione ndërkombëtare konsiderohet pjesë e angazhimit të Kosovës për të kontribuar në operacionet e sigurisë dhe stabilitetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) buron nga një plan 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë.

Ajo parashihet si një forcë shumëkombëshe, që do të vendoset në këtë enklavë për të trajnuar policinë, për të ndihmuar në sigurimin e kufijve dhe ruajtjen e rendit, si dhe për të mbështetur çmilitarizimin e territorit nga Hamasi.

Ky grup palestinez, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera, kontrollon Gazën që nga viti 2006 dhe e ndezi luftën me sulmin e tij masiv në territorin izraelit në tetor të vitit 2023.

Ai sinjalizon gatishmëri për të hequr dorë nga qeverisja e Gazës, por jo edhe nga armët, ndërsa Trump e mban të prerë qëndrimin e tij.

Përbërja e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është përcaktuar ende plotësisht, por, sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, ajo pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me një forcë policore palestineze të trajnuar rishtas./Telegrafi.

Lajmet e Fundit

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Kurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6%, arrijnë në 1.347 miliardë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Financave,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...