
Uran Ismaili viziton Kadri Veselin: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vizituar në Hagë Kadri Veselin.
Ai ka theksuar se as kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës.
“Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë. As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës. Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
