Uran Ismaili shkëput koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë
Përmes një njoftimi në Facebook, Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili njoftoi që pas shfuqizuan vendimin për këmbimin e pronave në Badoc, ka bërë shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë.
Para pak minutash përfundoi edhe mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.
Pas këtij votimi, Ismaili theksoi që i ka dërguar shkresë zyrtare Përparim Ramës për shkëputjen e koalicionit në mes të PDK dhe LDK në Prishtinë. Ai tregoji që të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.
“Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.” tha Uran Ismaili.
Për më shumë lexoni postimin e tij të plotë: